Aksionet e Nvidia (NASDAQ:NVDA) ranë me 5.5% të martën, më 10 nëntor, pas një raporti që shtoi pikpyetjet rreth drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Jensen Huang. Gjatë të njëjtës seancë tregtare, indeksi S&P 500 u ul me 0.4%, ndërsa Nasdaq Composite shënoi një rënie prej 0.7%.

Detajet e raportit

Një raport i publikuar nga The Information bëri të ditur se marrëdhënia e Huang me një person të dyshuar si agjent i inteligjencës kineze mund të ketë ndihmuar në transferimin e të paktën 7.5 miliardë dollarëve në çipa gjysmëpërçues për biznese kineze, duke përfshirë edhe entitete që janë të ndaluara të blejnë mallra në Kinë. Këto pretendime mbeten thjesht akuza dhe asgjë nuk është vërtetuar. Agjencia Reuters njoftoi se nuk mund t'i verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e ngritura në raport.

Rreziku politik dhe mbikëqyrja rregullatore

Edhe pse akuzat janë të pavërtetuara, zhvillimet e fundit e ngrenë çështjen në nivelin e sigurisë kombëtare, duke sjellë rreziqe të konsiderueshme politike dhe ligjore për Nvidia. Tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë kërkuar një raportim drejtorit ekzekutiv Huang, duke caktuar si afat të fundit ditën e mërkurë për marrëjen e përgjigjes së tij.

Edhe pse kjo situatë mund të mos ndikojë drejtpërdrejt në raportin e ardhshëm financiar tremujor të kompanisë, tensionet e mëdha politike dhe ndërlikimet e mundshme ligjore mund të kenë pasoja të rënda për Nvidia nëse akuzat vërtetohen.