Ari zgjeroi fitimet e tij ditën e djeshme, pasi theu një vijë kyçe trendi që kishte përcaktuar lëvizjen e tij rënëse që nga muaji shtator.
Ky zhvillim u nxit nga një rënie e çmimeve të naftës, pasi zëvendëspresidenti amerikan Vance fajësoi luftën me Iranin për humbjet e rënda të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit. Postimi i tij në platformën X përforcoi pritshmëritë e tregut se administrata Trump mund të kërkojë një rrugëdalje nga lufta, në vend që të përshkallëzojë operacionet ushtarake.
Për më tepër, një Kongres i dominuar nga demokratët pritet të kufizojë uljet shtesë të taksave, shpenzimet e mbrojtjes dhe zgjerimin e përgjithshëm fiskal. Kjo panoramë është pozitive për arin, pasi pritet të frenojë rritjen e bonove të Thesarit dhe të dollarit amerikan, duke zbutur pritshmëritë për rritje të normave të interesit.
Ari mund të gjejë mbështetje gjithashtu nëse Trump vendos të përshkallëzojë luftën me Iranin. Në këtë rast, pritshmëritë për inflacionin do të rriteshin krahas një perspektive më të dobët të rritjes ekonomike nën kufizimet fiskale, duke krijuar një ambient stagflacioni. Si rezultat, aktualisht si skenari i përshkallëzimit ashtu edhe ai i uljes së tensioneve duken të favorshëm për arin.
Raporti i punësimit jo-bujqësor në SHBA, i njohur si NFP, është planifikuar për nesër, por këto të dhëna vështirë se do të ndryshojnë ndjeshëm pikëpamjen e Rezervës Federale. Tregu tashmë është përshtatur me shifrat e forta të tregut të punës, ndaj vëmendja pritet të mbetet te negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
Analiza teknike në grafukun ditor
Në grafikun ditor, kontrata CFD e arit theu dje vijën kryesore të trendit rënës, duke hapur rrugën për një rritje drejt nivelit 4,700. Blerësit ka të ngjarë të vazhdojnë të hyjnë rreth këtyre niveleve, duke mbajtur një rrezik të kontrolluar poshtë vijës së trendit ndërsa synojnë nivele të reja maksimale. Nga ana tjetër, shitësit duhet të shohin që çmimi të bjerë nën vijën kryesore të trendit rritës për të krijuar mundësi për ulje të reja.
Analiza teknike në grafukun 4-orësh
Grafiku 4-orësh tregon një zonë të vogël mbështetjeje rreth nivelit 4,080. Në rast të një korrigjimi të çmimit, blerësit pritet të ndërhyjnë rreth kësaj mbështetjeje, duke ruajtur një rrezik të përcaktuar poshtë vijës së thyer të trendit për të shtyrë drejt niveleve të reja maksimale. Shitësit do të kërkojnë që çmimi të bie sërish nën vijën e trendit për t'u pozicionuar për një rënie drejt vijës kryesore të trendit rritës dhe për të synuar një thyerje të re.




